The Custodian
by Graham Robinson

shoku endri full-stack developer, designer, nosql enthusiast
human rights & law activist
graduated in computer science
microsoft certified web developer



Paradokset e Reformës për Gjykatën Kushtetuese    [PDF]

Ligji për Gjykatat Administrative dhe cënimi i të drejtave të njeriut    [PDF]

Pjesë nga fjalimi i shokut Fatos Nano në Kuvendin Popullor mbajtur më Korrik 1997 pas miratimit të programit politik

Kudo në Shqipëri dhe tek të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë, po rilind shpresa dhe besimi i humbur, pa të cilat nuk mund të ringjallen krenaria dhe dinjiteti kombëtar i të qenit shqiptar. Njerëzit tashmë e ndiejnë në thellësi të zemrës së tyre se Shqipëria europiane mund të ribëhet duke ruajtur vlerat më të mira të qytetërimit tonë të lashtë, ndërsa hedhim vështrimin nga e ardhmja dhe ecim me vendosmëri e solidaritet përpara, drejt Europës së qytetëruar.

Karakteri ambicioz i programit të qeverisë së re shfaqet tek angazhimi ynë për të ngushtuar dhe zhdukur hendekun midis potencialeve tona kombëtare dhe shfrytëzimit të tyre në praktikë për ta ndryshuar dhe modernizuar realisht këtë vend. Ne duhet të mësojmë nga e kaluara, por jo të mbetemi skllevër dhe viktima të saj. Kjo arrihet vetëm duke punuar së bashku për një Shqipëri të re, të përtërirë në mënyrë të gjithanshme, me bindje, përkushtim dhe solidaritet. Fatet dhe kohët më të mira për atdheun tonë dhe për çdo shqiptar janë vetëm përpara, tek e ardhmja, dhe jo prapa, tek e kaluara. Vetëm kështu do të dalim nga kriza, nga konfliktet, nga shkatërrimet dhe nga krimet, që burojnë nga dëshpërimi, nga humbja e shpresës dhe mungesa e perspektivës. Shqipëria nuk mund të ribëhet e fortë e me dinjitet, kur shumica e shqiptareve mbeten të pasigurt, të varfër e pa shpresë. Nuk mjafton të jetojmë si një komb i vetëm, por duhet edhe të veprojmë si një komb i vetëm. Drejtësia sociale mund të zhvillohet në harmoni me efikasitetin ekonomik dhe jo në kundërshtim me të, vetëm duke garantuar të drejtën e çdo individi për sipërmarrje të lirë në një shoqëri të drejtë dhe solidare, në një shtet të së drejtës. Pra, neve nuk na duhet të zgjedhim ose një shoqëri më pak të ndarë e të polarizuar, ose një ekonomi më produktive dhe fitimprurëse. Ne mund e duhet të punojmë për t’i realizuar të dyja njëkohësisht, dhe kjo arrihet vetëm duke vepruar në rrugë të reja, në mënyrë të re, në frymën dhe sipas standardeve evropiane.

Asnjë vend nuk mund të krijojë prosperitet ekonomik dhe shoqëror, në rast se nuk përparojnë të gjithë shtetasit e tij, çka do të thotë se ne nuk mund të ecim përpara në rast se nuk aktivizojmë talentin, aftësitë dhe energjitë e të gjithëve, dhe jo të një pakice njerëzish, në rast se në nuk jemi ambiciozë për të bërë të mundur që e gjithë shoqëria të punojë për të mirën e çdo individi dhe çdo individ të punojë për të mirën e bashkësisë kombëtare.